SHPËRNDAJE

Rummenigge

Karl-Heinz Rummenigge, drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, ka frikë se Cristiano Ronaldo do ta fitoj Topin e Artë para Manuel Neuerit.
Nesër në Zurich, në një ceremoni të organizuar nga FIFA, pritet të shpallet fituesi i Topit të Artë. Në garë për këtë çmim janë: Cristiano Ronaldo, Manuel Neuer dhe Lionel Messi.

Kurse, Karl-Heinz Rummenigge, drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, ka frikë se Cristiano Ronaldo do ta fitoj Topin e Artë para Manuel Neuerit.

“Nëse ju shikoni në opinionet e ekspertëve në ditët e fundit, ata thonë Cristiano Ronaldo do të fitoj. Dhe në qoftë se unë jam i sinqertë me veten time, unë kam frikë se do të jetë ashtu”, ka deklaruar Rummenigge.

“Kupa e Botës duhet të jetë një faktor përcaktues. Kjo është ngjarja më e rëndësishme”, ka theksuar Rummenigge, duke insistuar se Neuer e meriton Topin e Artë para Messit dhe Ronaldos.