SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, dr Skende Destani ka thënë se në kërkesa e liderëve shqiptar ka qenë që Presheva, sikurse edhe Bujanoci të kenë gjyqin themelor dhe prokurorinë.

Zëvendës kryetari i komunës, ka thënë se “njësia gjyqësore në Preshevë nuk paraqet asgjë” dhe se kjo nuk është e mjaftueshme që liderët shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci të vazhdojnë bisedimet me qeverinë serbe, i cili është ndërprerë në nëntor të vitit të kaluar.

Ai ka përkujtuar se dialogu është ndërprerë për shkak të ligjit mbi njësitë e gjyqeve dhe selitë e gjyqeve që e ka paraparë që gjyqi themelor të jetë vetëm në Bujanoc.

“Që një qytet me 50.000 banorë sikur Presheva të mos ketë të drejtë për gjyq themelor, kjo mundet vetëm në Serbi të ndodh, dhe askund tjetër. Më shumë se 70% e banorëve në Preshevë janë të papunësuar dhe është dashur që gjyqi të jetë më afër qytetarëve për shkak të mundësive financiare të shkojnë 50 kilometra larg” ka thënë Destani.

Destani ka thënëse për këtë arsye që ka mbetur Presheva pa gjykatë, liderët shqiptar me siguri se nuk do të vazhdojnë dialogun me qeverinë Serbi rreth të drejtave të tyre.

“Nëse nuk është përmbushur kërkesa jonë për gjyqin themelor në Preshevë, atherë nuk kemi për çka të vazhdojmë bisedimet” ka shtuar Destani, transmeton presheva.com.