SHPËRNDAJE

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua do të përballen më 7 dhjetor në Arabinë Saudite për titujt e kampionëve botëror në peshën e rëndë, por edhe për një shumë të mëdha parash.

Edhe pse Ruiz është kampion botëror aktual, ai do të fitojë shumë më pak se anglezi.

Sipas mediave britanike, Joshua do të arkëtojë nga kjo sfidë 85 milionë dollarë, ndërsa kampioni i botës në fuqi do të arkëtojë 13 milionë dollarë.

Kjo shumë e lartë u bë e mundur falë investimit të miliarderëve arabë, që hapën thesin për këtë sfidë kampionësh.

Kjo do të jetë sfida e katërt më e shtrenjtë në histori të boksit.

Joshua ka thënë se një shumë e madhe e të ardhurave të tij do të shkojnë për menaxherin, stafin dhe gjëra të tjera rreth përgatitjes së stafit.