SHPËRNDAJE

Në ndeshjen kundër Getafe, Neymar është lënduar, i cili në shikim të parë është dukur se është serioze.

Ai u lënduar në minutën e 27, ndërsa sa do të mungoj ai ende nuk ka informacione të sakta.

“Inçizimet që janë bërë, na kanë qetësuar. Mjekët kanë thënë se nuk është serioze siç kemi menduar dhe Neymar nuk do të mungoj gjatë. Ende nuk e dimë sa dotë jetë kjo kohë, duhet ti kryejmë edhe disa teste, e pastaj mjekët do të thonë se sa i duhet Neymar që të shërohet” ka thënë trajneri i Barcleonës Tata Martino.

Ndërkohë spekulohet nga mediet spanjolle se Neymar do të mungoj rreth 3 javë.

Ai sot do të kryej testet e detajuara të mjekëve dhe pastaj do të konstatohet se sa do të mungoj.