SHPËRNDAJE

Qiraja mesatare për një apartament 100 metra katror në Zvicër ishte 2210 franga (2,226 dollarë) në qershor, sipas firmës pronësore “Immoscout24”, shkruan “The Local”.

Çmimi mesatar është rritur për 2 për qind në krahasim me muajin e kaluar, gjithnjë sipas kësaj kompanie, përcjell albinfo.ch.

Por, çmimi mesatar po rritet për shkak të rritjes në Cyrih, ku qiratë u rritën 1.8 % për dallim nga muaji i kaluar.

Një banesë në Cyrih në muajin qershor me 100 metra katror ishte 2.700 franga zvicerane, më e larta në vend.

Megjithatë, në vendet tjera çmimet janë zvogëluar, për shembull në Zvicrën Lindore me 0.8 %.

Gjithnjë sipas kësaj firme, në të gjitha rajonet zvicerane çmimet e qirasë janë zvogëluar, përveç Cyrihut. Në rajonin e Liqenit të Gjenevës, ka pasur një rënie prej 0.4 përqind.