SHPËRNDAJE

Sa kushtoi Neymar? Tifozët vazhdojnë të pyesin por përgjigja reale duket se nuk ka ardhur ende. Barcelona ka bërë me dije që në verën e vitit 2003 kur e transferoi nga Brazili, se ylli brazilian kushtoi 57.1 milionë euro, por sipas mediave spanjolle, ish lojtari i Santos i ka kushtuar klubit katalanas deri më tani rreth 108 milionë euro.

Marrëveshja për transferimin e tij në “Camp Nou” kishte të përfshira një numër bonusesh, të cilat së bashku e çojnë shifrën totale të shpenzimeve në mbi 100 milionë.

Neymar është një prej futbollistëve kyç te Barcelona dhe bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarez do të përbëjnë një prej tresheve më të frikshme për çdo kundërshtar.