SHPËRNDAJE

Zuckerberg

Presidenti i Facebook është dhe një ndër personat më të pasur dhe për këtë shumë prej nesh mund të mendojnë se ai mund të jetë një person që mund të bëjë shumë orë pune,por nuk është ashtu siç mund të mendoni ju.

Lee Byron, i cili ka punuar në poste të ndryshme në kompani, prej vitit 2008, raportoi disa të dhëna mbi orët e punës të Zuckerberg. Themeluesi i kompanisë, i cili ka një pasuri prej 33 miliardë dollarësh, bën një javë punë normale.

Shpesh, ai shkon në kompani më shpejt se punonjësit e tjerë në mëngjes dhe gjatë drekës, ai vazhdon të punojë, gjatë 5 ditëve të javës ai gjendet në zyrë 9-10 orë në ditë.

Byron shton se Zuckerberg gjatë fundjavës viziton Facebook HQ për të kontrolluar se si shkojnë punët me projektet.

Ndërkohë ai deklaroi se është diçka e mirë të shohësh Zuckerberg të lëvizë nëpër kompani, kjo gjë e ka bërë këtë kompani kaq të rregullt e të suksesshme. Zuckerberg është një sperson i cili e merr punën me seriozitet, a dhe nuk i përlqen të sillet si “shefi”, por mundohet të bëjë më shumë se kaq me përkushtimin dhe pasionin e tij.