SHPËRNDAJE

Pasuria e politikanëve të Kosovës ka shënuar rritje gjatë këtij viti. Kjo bazuar në deklarimin e pasurisë të Agjencionit Kundër Korrupsion për vitin 2014.

Rrritje të të ardhurave për presidenten Atifete Jahjaga, për kryeministrin Mustafa, zvkryeministrin Thaçi dhe kryeparlamentarin Veseli.

Njeriu i dytë më i rëndësishëm në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe njëherësh ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi duket se është para kolapsit financiar.

Ai në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se para të gatshme i ka vetëm 370 para të gatshme, raporton Gazeta Blic. Ndërkohë, ai ka deklaruar se ka obligime shumë të mëdha ndaj bankave. Hiç më pak se katër kredi, që kapin vlerën e më shumë se 24 mijë eurove.

Kuçi edhe pse nuk ka para të gatshme, ai punon hiç më pak se në katër vende pune. Përveç se ministër i drejtësisë, Kuçi punon edhe në tre universitete, në dy publike dhe në një privat.

Atifete

ATIFETE JAHJAGA – Presidentja Atifete Jahjaga para të gatshme në ProCredit Bank ka deklaruar 82 mijë e 788 euro. Në po të njëjtën bankë ka deklaruar edhe 3 mijë e 171 euro, ndërsa, në Raiffaisen Bank para të gatshme të bashkëshortit ka deklaruar 413 euro. Paga mujore nga zyra e Presidentes, i ka deklaruar 2 mijë e 478 euro. Derisa, paga mujore e bashkëshortit që merr nga QKUK-ja ka deklaruar 602 euro. Presidentja nuk ka qenë keq as për nga mëditjet, pasi ka deklaruar se mëditje nga Zyra e Presidentes para kesh ka marr 6 mijë e 75 euro.Sikur vitin e ka luar, edhe këtë vit presidentja ka deklaruar një veturë, Shkoda New Octavia 1.6 në vlerë 16 mijë e 500 euro.Se i është shtuar pasuria presidentes Jahjaga, tregon edhe deklarimi i pasurisë në vitin e kaluar, ku në vitin 2013, sipas AKK-së, Jahjaga ka pasur para të ruajtura në bankë 47 mijë e 853 euro. Kurse, bashkëshorti i saj në vitin e kaluar nuk e ka pasur asnjë cent të deklaruar në bankë. Të ardhurat mujore të presidentes kanë qenë 2 mijë e 873 euro dhe 551 euro bashkëshorti nga puna në QKUK dhe 415.00 euro nga angazhim si asistent fakulteti i mjekësisë-stomatologjisë.

ISA MUSTAFA – Kryeministri i Kosovës ka deklaruar pasuri mjaft të madhe në AKK për vitin 2014. Shtëpi 180 m2, trashëgimi në vlerë prej 138 mijë euro, ndërsa tokë në vlerë prej 365 mijë euro. Po ashtu, Mustafa ka deklaruar edhe para të ardhura nga instituti Riinvest në vlerë prej 80 mijë euro në vitin 2007. Para te gatshme Mustafa ka deklaruar në dy banka. Në bankën BpB ka deklaruar 5 mijë e 427 euro, në ProCredit Bank 67 mijë e 541 euro. Ndërsa, shpërblime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka deklaruar 15mijë e 422 euro në një xhirollogari dhe në një tjetër, 12 mijë euro.

KADRI VESELI – Nuk rezulton i varfër as kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili ka deklaruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë qindra mijëra euro. Ai ka deklaruar se ka banesë në vlerë pre 97 mijë euro e blerë në vitin 2001, si dhe banesë tjetër e blerë në vitin 2009, në vlerë prej 125 mijë euro. Po ashtu Veseli ka treguar edhe 3 Shtëpi që nuk ia ka përcaktuar vlerën, që janë trashëgimi. Veseli ka deklaruar një veturë Jeep e blerë nga kursimet në vitin 2014 në vlerë prej 16 mijë e 300 euro. Para të gatshme Veseli ka deklaruar në katër banka. Në BKT ka deklaruar 3 mijë euro, në Raiffaisen Bank 1 mijë e 85 euro, në Raiffaisen Bank 4 mijë e 228 euro dhe BKT Prishtinë, 4 mijë euro. Ndërsa, paga nga Buxheti i Kosovës ka deklaruar 2 mijë e 724 euro në muaj. Veseli po ashtu ka deklaruar edhe të ardhurat e bashkëshortes së tij, ku nga Buxheti i Kosovës merr 291 euro në muaj, ndërsa, nga Kobit- Pc Ced merr pagë 2 mijë e 166 euro. Sipas deklarimeve në AKK, ende më i paguari nga buxheti i shtetit mbetet drejtori menaxhu es i Trustit Ardian Zalli, i cili merr pagë mujore prej 5.213.91 euro ndërsa totali i pagës vjetore shkon në 62 mijë 567 euro.

HASHIM THAÇI – Rritje të pasurisë edhe për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi. Ai ka deklaruar tokë për ndërtimin e shtëpisë të cilën e ka shitur në vitin 2008, në vlerë prej 157 mijë euro. Po ashtu, Thaçi ka deklaruar edhe shtëpinë në ndërtim në vlerë prej 220 mijë euro. Tokë bujqësore, 7 hektarë të trashëguar nga familja, i ka deklaruar në vlerë prej 180 mijë euro, derisa shtëpinë po ashtu të trashëguar, në vlerë prej 80 mijë euro. Thaçi po ashtu ka deklaruar edhe një veturë VW Passat të blerë nga kursimet në vitin 2010, në vlerë prej 13 mijë euro. Sa i përket parave te gatshme, i dyti i Qeverisë ka deklaruar se në bankën NLB ka 1 mijë e 900 euro, ndërsa në Raffasen Bank 6 mijë e 950 euro. Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit Thaçi ka deklaruar kredinë në vlerë 100 mijë euro në NLB-Prishtina për ndërtimin e shtëpisë. Derisa, paga nga Buxheti i Kosovës ka deklaruar 14 mijë e 196 euro, pagë vjetore. Ai ka deklaruar edhe pagën nga Universiteti Fama, që merr bashkëshortja e tij, prej 18 mijë euro në vit.

HAJREDIN KUÇI ka deklaruar se në llogarinë e tij ka vetëm 370 euro. Kuçi e ka deklarur një shtëpi në Prishtinë në vlerë mbi 160 mijë euro, dhe një shtëpizë, në vlerë mbi 60 mijë euro.