SHPËRNDAJE

Sadri Aliu prezantoi Kosovën dhe Serbinë në forume ndërkombëtare në Evropë. Si një i ri nga Presheva ai ka shetitur shumë vende të botës duke marrë pjesë në forume ndërkombëtare për të rinjë në cilësi të shoqërive civile nga Serbia e Kosova. Në intervistën për portalin preshevacom i riu Aliu ka deklaruar se si një 25 vjeçarë ëndërron që vendi i tijë Presheva të bëhet pjesë e Kosovës.

Ai ka potencuar se tani për tani nuk mund të them se unë jetoj në Serbi ose në Kosovë por e them me sigurinë më të madhe se unë jam shqiptar në gjak, edhe pse pasaporta ime thotë se unë jam serb”, ka thënë ndër të tjera Sadriu. Sadri Aliu me bashkëmoshatarë të vetë nga vendet e rajonit në tribunat rinore shkëmbejnë përvoja që kanë të bëjnë me kreacione dhe aktivitete që janë në interes të të rinjëve me theks të veçantë në shtetet ku multietniciteti është dominant.

Trajnimet e tilla për të rinjtë janë mjaftë efektive sepse në këtë mënyrë bëhet edukimi joformal kanë thënë kështu në intervistën për portalin preshevacom, Sadri Aliu. 25 vjeçari preshevarë, Sadri Aliu fton të rinjtë që të jenë më aktiv në aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj kohe për të ndihmuar proceset nëpër të cilat po kalojmë ne si qytetarë./presheva.com/