SHPËRNDAJE

Real Madridi është duke planifikuar të bëjë ofertë për Mohamed Salah, nëse dështon ta transferojë Eden Hazardin.

Los Blancos do të bëjnë ndryshime në skuadër në afatin e ardhshëm kalimtar, ndërsa përforcimi i fazës ofensive është objektivi kryesor.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit, Mbretërit kanë pasur probleme në sulm, prandaj pas kthimit të Zinedine Zidane, i kanë nisur planet për të ardhmen.

Mesfushori ofensiv i Chelseat, Eden Hazard, është shënjestra kryesore, mirëpo nëse Blutë nuk e lejojnë largimin e tij, atëherë Reali do të angazhohet për Salah.

Për futbollistin e Liverpoolit, Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë 150 milionë euro.