SHPËRNDAJE

Ylli i Egjiptit u lëndua në krah gjatë finales se Ligës së Kampionëve, por ai pret që të jetë gati për në Rusi 2018
Ylli i Liverpool Mohamed Salah beson që ai do të jetë gati për Botërorin e 2018’ës pavarësisht se ai u lëndua rënë në finalen e Ligës së Kampionëve që e fitoi Real Madridi prej 3-1.

Sulmuesi shpreson se do ja dal dhe do të shërohet me kohë dhe do të arrij që të luaj në këtë event të madh sportiv.

Këtë besim ai e ka shprehur në një postim që e ka bërë në rrjetet sociale.

“Pavarësisht parashikimeve, jam i bindur që do të jem në Rusi dhe do ju bëj të gjithëve krenar. Mbështetja dhe dashuria që ma dhatë është forca që më është nevojitur”, ka shkruar Salah.