SHPËRNDAJE

Kupa e Kombeve në Afrikë pritet të zhvillohet nga muaji janar deri në shkurt të vitit 2021.

Në këtë garë, do të bëhen ndryshime në format, e që pritet të zhvillohet për gjashtë javë.

Në vitin 2019, Kupa e Afrikës u zhvilluar në Egjipt, derisa Algjeria e mposhti 1-0 në finale Senegalin, për ta fituar kështu trofeun.

Mohamed Salah

Pritej që kjo garë të zhvillohej edhe në këtë vit, mirëpo me ndryshimet e reja, ajo do të zhvillohet në vitin 2021 në Kamerun.

Ende nuk ka ndonjë caktim të datave se kur do të fillojë, por që mediat atje raportojnë se ajo do të zhvillohet nga muaji janar deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

                                                   Sadio Mane

Natyrisht se me zhvillimin e Kupës së Kombeve në Afrikë, do të ketë një ndikim për të keq në klubet evropiane.

Ndikim më të madh pritet të ketë në Liverpoolin, pasi Mohamed Salah (Egjipt), Naby Keita (Guinea) e Sadio Mane (Senegal), do të marrin pjesë.

Kjo do të thotë që The Reds do të jenë pa tre lojtarë të rëndësishëm, e natyrisht që për ta është lajm i hidhur.

Liverpooli është shumë afër që në këtë edicion ta fitojë Ligën Premier dhe nëse nuk bënë ndonjë transferim për t’i zëvendësuar këta lojtarë, mund të ngecë në garë për titullin e sezonit 2020/2021.