SHPËRNDAJE

Kryetari i Forumit Rinorë të Partisë Demokratike Sali Salihi ka dënuar veprimet e pushtetit lokal në Bujanoc të cilët sipas tij, përmes denoncimeve të të rinjëve shqiptarë në organet e policisë po tentojnë të mbjellin frikë në shoqëri, duke përcjell mesazhin se “kushdo që flet kundër këtij pushteti do të ndiqet penalisht”.

Në një deklaratë dhënë për presheva.com, Salihi ka thënë se, “aktet e tilla aspak nuk i ndihmojnë zhvillimit të demokracisë. Përkundrazi, këto veprime po na kujtojnë kohërat e regjimit komunist, ku çdokush që nuk është pajtuar me pushtetin është ndjekur penalisht.”

Është për keqardhje kur me metoda të këtilla provohet të ndalet zëri i të vërtetës, zëri i arsyes, zëri i rinisë” ëhstë shprehur Salihi. Me këtë rast shfrytëzoj rastin që të ftoj çdo të ri e të re që bashkërisht t’i luftojmë të gjitha dukuritë negative që na rrethojnë, pa marrë parasysh kush i shkakton ato.

Aktitvitetet e deritanishme të FRPD-së kanë qenë krejtësisht të qeta, paqësore, pa shkaktuar asnjë incident./presheva.com/