SHPËRNDAJE

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Pushteti Lokal dhe Zyra për të Rinjë në Bujanoc kanë qëndruar shummë të heshtuar, ndonëse duke rrespektuar festën e Kurban Bajramit. Kjo heshtje dhe mos organizimi i as edhe një aktiviteti në këtë drejtim ka bërë që të reagojë edhe kryetari i FRPD-së Sali Salihi.

Reagim i Sali Slaihit kryetarë i FRPD-së

12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë ku trajtohen problemet kyqe të rinisë, rininë e komunës së Bujanocit e gjenë më të pa shpresë se kurrë. Postimet e herë pas hershme nëpër rrjetet sociale të vizave të marrura për punë në Gjermani më së miri pasqyrojnë gjendjen reale të pjesës më vitale të shoqërisë.

Diskriminimi i vazhdueshëm nga pushteti qendror duke lënë pjesën jugore të saj të banuar me shqiptarë si vendin më të pazhvilluar në Serbi po mundëson dëshprimin e pjesës më të madhe të rinisë.

Hiç më mirë nuk po vepron as pushteti lokal. Zyra për të Rinj e themeluar enkas për avancimin e të rinjëve është krejt jashtë funksionit. Kjo zyrë vazhdon të jetë e mbyllur tash e 3 vjet, sikur t’i kishte humbur çelësi. Aktivitetet e disa vullnetarëve për t’i pastruar disa rrugë lokale, sado që janë të mirëpritura, nuk përkojnë me qëllimin e ekzistimit të kësaj zyre.

Avancimi i të rinjëve do të arrihej duke i ofruar programe trajnimi, edukim joformal, vizita studimore, etj. Sa i përket pastrimit të rrugëve, në Bujanoc ekziston një ndërmarrje publike që ka të punësuar afër 200 persona që do të duhej të mirrej me këtë punë.

Kurse, i pari i komunës në vend që të brengoset për postimet e fotografive të të rinjëve shqiptarë duke punuar në vendet e treta, e që paraqet brengën më të madhe për shoqëronë, ai kohën e tij më shumë po e kalon duke u munuduar të zbulojë profilet e rrejshme në facebook. Punë koti, apo jo?ka shkruar Salihi./presheva.com/