Muharrem Salihu, asambleist në kuvendin e Medvegjës pati takim pune me shefin e zyrës së OSBE-së për PMB.
Më këtë takim u diskutua për paisjen me dokumente personale, për popullatën e këtyre tri komunave ku nga përfundimi i luftës në Kosovë kan ngelur pa dokumente personale, e që jetojnë në Kosovë.
Temë tjeter ishte përgaditja për fillimin e bisedimeve për pasivizimin masiv të adresave të popullatës shqiptare në Medvegjë.
Lidhur me pasivizim e adresave jan informuar edhe qarqe të caktuara ndërkombëtare, të cilat po angazhohen për zgjidhjen e këtyre problemeve të krijuara qëllimisht, thotë Salihu për preshevacom.
Nga mesi i muajit tetor do të kemi një takim tjetër për këtë çështje, në nivel ndërkombëtarë, kësaj radhe me komesarin e lartë në qendrën e Gjykatës Europiane në Hag thotë presidenti i AFEDS njëherit asambleist i Medvegjës, Muharrem Salihu.
Salihu lut të gjithë banorët e prekur nga pasivizimi apo shlyerjet nga regjistrat themeltare të dergojnë dëshmitë e tyre, sa më parë.
Ato/a të cilët nuk kan dëshmi ( me që kohëve të fundit nuk jan lëshuar fare dëshmi) duke refuzuar edhe pranimin e ankesave, luten që të përpilojnë një deklaratë personale, të detajuar e cila do të mirret në konsideratë për rastet e tilla thotë kështu në deklaratën për media asambleisto K.K.Medvegjë, Près.
Albanian Forum for Economic Development in Serbia-AFEDS, Muharrem Salihu./presheva.com/