SHPËRNDAJE

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu realizoi një takim të përbashkët në Tiranë me ministren e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale të Shqipërisë.

Në këtë takim drejtori Salihu ka prezantuar përpjekjet e tija për të përmirësuar shëndetësinë e komunës së Preshevës.

Vlen të përmendim se ky ishte takimi i parë zyrtar në ambientet e Ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në Tiranë.

Ndër të tjera, në takimin me zv.ministren e shëndetësisë prof dr Mira Rakacolli, diskutuam për vështirësitë e qytetarëve të Luginës së Preshevës në fushën e shëndetësisë thotë kështu për portalin preshevacom drejtori Driton Salihu.

Salihu mbetet optimist se do të bëhen përpjekje maksimale që edhe Presheva të jetë e trajtuar sikur të gjitha qendrat shëndetsore të Shqipërisë.

Në këtë takim sipas Salihut janë zotuar që bashkëpunimi të vazhdojë në të ardhmen për të mirën e qytetarëve të Luginës duke ftuar ministren e Shëndetësisë të realizoj një vizitë në Preshevë./presheva.com/