SHPËRNDAJE

Azilkërkuesi 42 vjeçar ka sulmuar punëtorin 31 vjeçar të sigurimit në kamp të azilit dhe një person tjetër 34 vjeçar, pasi që ishin përfshirë në një përleshje për një grua 31 vjeçare.
Në mëngjesin e të shtunës (sot) një azilkërkues nga Shqipëria ka sulmuar në Salzburg me thikë dy meshkuj tjerë. Siç shkruajnë mediet austriake, ai ka bërë tentim vrasjeje ndaj tyre por asnjëri prej të sulmuarve nuk është në rrezik për jetën.

Azilkërkuesi 42 vjeçar ka sulmuar punëtorin 31 vjeçar të sigurimit në kamp të azilit dhe një person tjetër 34 vjeçar, pasi që ishin përfshirë në një përleshje për një grua 31 vjeçare, transmeton albinfo.ch.

Së pari ka qenë 34 vjeçari që është plagosur në dorë, para se të ndërhynte punëtori i sigurimit, i cili po ashtu nga shqiptari ka pësuar dy therrje me thikë në shpinë. Pas kësaj, i dyshuari për sulm është arratisur por pak më vonë është kapur nga policia. Por edhe gjatë arrestimit ai është treguar agresiv duke i shkaktuar lëndim një policeje, transmeton albinfo.ch.

Arma me të cilën ai ka sulmuar (thika) i është konfiskuar, thotë policia dhe sipas saj ndaj të arrestuarit po zhvillohen hetimet.