SHPËRNDAJE

Nën moton “Mbill një pemë, Pemët janë mushkëritë tona”, së bashku me F.R. “Rahovica” po vazhdon realizimi i këtij projekti.

Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin dhe nxitjen e mbjelljes së pemëve dhe ruajtjen e natyrës dhe ajrit. Përgjegjesia është e jona, që si institucion dhe shoqëri të kujdesemi për ambientin ka thënë kështu kryetari i kuvendit Sami Salihu i cili ishte edhe pjesmarrës në këtë aktivitet.

Deri sa nëpër botë po vazhdon fushata sensibilizuese #TeamTrees, ku do të mbillen 20 milion pemë, pjesë e të cilës pse të mos jemi edhe ne thotë Salihu në shkrimin e tijë në fb.

Kryetari Sami Salihu fton qytetarët e Komunës së Preshevës që të bëhen pjesë e këtij projekti :

#Mbjelleedhetinjëpemë#🌳/presheva.com/