SHPËRNDAJE

Hapja e kufirit Miratoc- Llojan për banorët e këtyre fshatrave është moment historik sepse për 30 vite radhazi padrejtësisht janë ndarë me qindra familje, ka thënë kështu në intervistën dhënë portalit preshevacom, kryesuesi i kuvendit, Sami Salihu.

Për vitin 2019 lajm më pozitiv për banorët e Preshevës ishte konfirmimi zyrtarë për hapjen e kësaj pike kufitare.

Salihu ka potencuar se në hapësirën jo më shumë se një kilometër i kanë ndarë këto fshatra shqiptare, ky është kufi që i ndan shqiptarët dhe kjo ka qenë arsyeja e bllokimit deri në këtë pikë.

Ai ka ritheksuar se nga viti 2000 ne këndej çdo pushtet lokal ka bërë përpjekje që ky kufi të hapet mirëpo roli i pushtetit të tanishëm është e vërtetë se ka qenë më intenziv deri në atë stad ku partneri i koalicioni Alternativa për Ndryshim e ka pasur për program hapjen e kësaj pike kufitare.

Të gjithë së bashku duhet të njohim meritat e angazhimit të pushtetit lokal thotë kryesuesi i kuvendit, Sami Salihu.

Sipas Salihut hapja e kësaj pike kufitare është shpresë e mirë e një perspektive vëllezërore dhe ekonomike në të dyja anët e kufirit./presheva.com/