SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes për Reforma por edhe si bartës i pushtetit, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, Sami Salihu demanton informacionet spekulative për për aderime të këshilltarëve.

Në këtë demant thuhet:

Sipas informacioneve të dala në portale të ndryshme lokale, si Kryetar i Lëvizjes për Reforma por edhe si bartës i pushtetit, në cilesinë e Kryetarit të Kuvendit PUBLIKISHT DEMANTOJ përmbajtjen e tyre.

Asnjë këshilltar i APN-së nuk ka aderuar në Lëvizjen tonë, por edhe e kundërta. Koalicioni është funksional.

Presheva nuk ka nevojë për destruksion politik por për konstruksion politik./presheva.com/

Sami SALIHU