SHPËRNDAJE

Një shembull ideal për vendet e rajonit për funksionimin e demokracisë dhe përfaqësimit qytetar.

Mbrëmë parasëgjithash fitoi Kosova, demokracia e saj dhe vullneti i lirë.
Qytetarët e Kosovës na frymëzuan të gjithë që me pjesmarrje masive e të dinjitetshme suksesi politik është i arritshëm.

Mbremë u rikonfirmua që Republika e Kosovës, qytetarët e saj, me menyrën e menaxhimit të zgjedhjeve, janë pjesë e familjes evropiane dhe që ka një demokraci funksionuese.

Siç dhe vet Albini tha “Populli vendosi që këtij ndryshimi i prinë dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!”, urim i veçant i shkon dhe Albinit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për këtë fitore të merituar.

Urime Albin,
Urime Vetëvendosje,
Urime Kosovë!-shkruan në rrjetin e tij social facebook kryetari i kuvendit, Sami Salihu./presheva.com/