SHPËRNDAJE

Kryesuesi i kuvendit, Sami Salihu së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Liridon Latifin vizituan Kampin e Refugjatëve, që u riaktivizua para disa muajve për shkak të numrit të madh te refugjatëve që vazhdojnë të vijnë nga Lindja e mesme.

Mirëqenia sociale e tyre ishte ajo që më brengosi më së shumti, thotë Salihu.

Mungesa e sigurisë, e konkretisht mosprezenca e personelit zyrtar për rend dhe qetësi e mungesa totale e higjienes ishin më shqetësuese, por edhe alarmante, gjithashtu.

Mundësia për përhapje të ndonjë epidemie ishte dhe është reale ka thënë ndër të tjera zoti Salihu.

Tanimë numri i refugjatëve ka kaluar shifrën e 900 personave, kurse stafi mjekësor kujdestar të cilin Komuna e financon, brenda ditës ka mbi 100 pacientë, e që në suaza normale afatgjate e ka te pamundur ta përballoj këtë numër kaq të madh.

Pas identifikimit të problemeve, si Kryetar i Kuvendit, por edhe si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Komunale menjëherë do ti adresojmë kërkesat tona Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Entit për Shëndetësi Publike në Vranjë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm në suaza të përgjegjësive ligjore por edhe morale thotë pë preshevacom kryetari i kuvendit, Sami Salihu./presheva.com/