SHPËRNDAJE

Momentumi Historik, Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bisedimeve të Brukselit

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi më datë 15.12.2018 Rezolutën dhe caktoi Ekipin Negaciotor për bisedimet mes dy shteteve.
Për datën 08 Janar 2019 është paralajmëruar takimi i Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës për dialog me Serbinë me delegacionin homolog nga Beogradi. Në përbërje të këtij delegacioni të Kosovës nuk ka asnjë përfaqësues nga Komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Për më tepër në rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 15 dhjetor 2018 e cila e formoi këtë delegacion shtetëror nuk ka zotim për reciprocitet të të drejtave të shqipëtarëve dhe serbëve në dy Republikat, në Kosovë dhe në Serbi.
I bëj thirrje Kryetarëve të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe përfaqësuesve më të lartë lokal të Komunës së Medvegjës, si dhe keshilltarëve komunal të partive politike shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe të gjithë shoqërisë civile të Luginës së Preshevës që në këtë momentum historik të bashkuar të kërkojmë përfshirjen në bisedimet e Brukselit mes dy shteteve në këtë proces.
Së bashku dhe unik i bëjmë thirrje Qeverisë, Presidenit dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta korrigjojnë këtë gabim, që në ekipin negociator të përfshihet edhe përfaqësuesi nga Lugina e Preshevës, i cili më së miri do të kërkonte realizimin e të drejtave të parashikuara në Referendumin e Marsit të vitit 1992,si dhe vet vullnetin e banorëve të Luginës së Preshevës që e kërkuan me luftë gjatë vitit 1999 – 2001.

KRYETARI I KUVENDIT
Sami SALIHU