SHPËRNDAJE

Në konferencën e përhershme të qyteteve dhe komunave në Serbi që u mbajt në Beograd ka marrë pjesë edhe kryetari i kuvendit të Preshevës, Sami Salihu.

Në këtë konferencë sipas Salihut është diskutuar për raportin vjetorë të Komisionit Evropian. Kryetari i kuvendit në kuadër të kësaj pjesmarrje gjatë qëndrimit në Beograd është takuar edhe me ambasadorin e Komisionit Evropian, Sem Fabrizi dhe me ambasadorin e Suedisë z. Joachim Waerne.

Temë diskutimi kishin problemt e nduarndurshme që i preokupojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës me theks të veçantë kanë folur për diskriminimin që u bëhet në vazhdimësi qytetarëve të komunës tonë./presheva.com/