SHPËRNDAJE

Samsung dhe Disney po sjellin në jetë personazhet aq shumë të dashura të Disney si Emoji AR për Galaxy S9 dhe Galaxy S9+. Duke filluar që sot, përdoruesit e Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ do të kenë mundësinë të përdorin personazhet klasike të Disney – Mickey Mouse dhe Minnie Mouse – direkt nga telefoni i tyre për të krijuar mesazhe të personalizuara. Për herë të parë, këto personazhe po vijnë në jetë në një realitet të shtuar për komunikim dhe mesazhe. Personazhe nga filmat e preferuar të Disney përfshirë The Incredibles, Zootopia dhe Frozen do të shfaqen gjatë gjithë vitit.

“Duke zgjeruar personazhet dhe historitë në platforma të reja dixhitale, ne po krijojmë përvojat e përditshme të Disney kudo që shkon audienca jonë dhe jemi në gjendje të tërheqim brezat e rinj,” tha John Love, Zëvendës President pranë Disney Consumer Products dhe Interactive Media. “Emojit AR të Disney ofrojnë një qasje inovative për përmbajtjen në smartphone Galaxy S9 dhe S9+ dhe një mënyrë argëtuese për të sjellë magjinë në mesazhe”.