SHPËRNDAJE

Note7

Samsung ka prezantuar sot zyrtarisht telefonin e tij më të ri, të quajtur Galaxy Note 7.
Pajisja e re i bashkohet linjës së telefonave të mençur të Samsungut që vijnë të pajisur me laps.

Telefoni i ri, që Samsung ka vendosur të mos e quajë Note 6, sjell shumë prej veçorive të Note 5 të vitit të kaluar, me dizajnin dhe rezistencën ndaj ujit të S7 Edge të këtij viti.

Në SHBA, Note 7 do të dalë në shitje më 19 gusht, ndërsa porositë do të nisin që nesër, më 3 gusht. Në Britani, telefoni më i ri i Samsungut arrin më 2 shtator.

Samsung ka thënë se çmimi i Note 7 do të jetë i ngjashëm me atë të versioneve të kaluara, dhe do të jetë më i lartë se S7 Edge, që kushton rreth 800 dollarë.

Note 7 vjen me procesor Qualcomm Snapdragon 820 ose Samsung Exynos, me 4GB Ram, me veçorinë për mbushje të shpejtë të baterisë (edhe nëpërmjet wirelessit), dhe me kamerë prej 12 megapiksellësh.

Telefoni i ri i Samsungut ka 64GB hapësirë të brendshme, dhe bateri prej 3.500 miliamperësh për orë.