SHPËRNDAJE

S6-Edge-01

LG G3 dhe iPhone 6 nuk ishin të vetmit telefona inteligjentë që morën një çmim nga GSM Association. Ata morën çmimin “Telefoni inteligjent më i mirë”, megjithatë duhet të theksojmë se në këtë kategori janë përfshirë vetëm pajisjet që u hodhën në treg para muajit nëntor 2014.

Kështu ata fituan çmimin “Telefoni inteligjent më i mirë për vitin 2014”, për të qenë më të saktë.

Nga ana tjetër, pajisja më e re e Samsung-ut, Galaxy S6 edge, arriti të fitojë çmimin “Pajisja, tableti ose telefoni më i mirë” nga GSM Association. Kjo do të thotë se S6 edge është vlerësuar si pajisja më e mirë e prezantuar gjatë Kongresit Botëror të Telefonave 2015.

Kjo është fitorja e dytë rresht e Samsung-ut për këtë kategori. Vitin e shkuar, kompania koreane fitoi të njëjtin çmim për pajisjen Gear Fit. Siç edhe mund ta imagjinoni, Samsung është shumë krenare për këtë arritje, prandaj citoi në një njoftim zyrtar për shtyp se çmimi shënon “vazhdimin e mbizotërimit në zhvillimin e teknologjisë mobile.”

Përveç kësaj, platforma e sigurisë mobile e Samsung-ut, Knox, u vlerësua nga GSM Association në kategorinë “Siguria më e mirë / produkti apo zgjidhja kundër-mashtrimit”. /krokodili.al/