SHPËRNDAJE

Problemet që Samsung i pati me Galaxy Note 7 jo vetëm që kanë bërë presion mbi kompaninë për të tërhequr miliona pajisje, por kanë krijuar gjithashtu edhe një gjendje emergjente për një pajisje të re.
Dhe sipas raporteve të fundit bëhet e ditur se Galaxy S8 do të prezantohet në fillim të vitit 2017 – celular ky i cili do të përmbajë një ndryshim radikal në dizajn.

Raporte të ndryshme thonë se celulari do të ketë dizajn me kamerë të dyfishtë dhe pa butonin Home.

Raportohet gjithashtu se kamerat do të mbështetin 16MGP dhe 8MGP. Në një dizajn të publikuar kohët e fundit, mendohet se S8 do të duket kështu.