SHPËRNDAJE

S6-Edge-01

 

Pas lansimit zyrtar të celularit të ri të Samsung, tani kemi edhe disa prej detajeve të punës që e kryen ky celularë.
Galaxy S6 Edge do të jetë me një çmim më të lartë se Galaxy S6, edhe pse Samsung nuk tregoi ende se sa do të jetë çmimi i tyre.
Galaxy S6 ka një ekran të sheshtë, një kornizë prej metali dhe qelq në panelet para dhe prapa.
Që të dy celularët janë të bërë nga metali dhe qelqi; plastika e lirë që ka dominuar celularët e Samsung për shumë vite tani më nuk gjendet në këta celularë.
Ky ndryshim nuk mund të lihet anash. Samsung më në fund ka bërë që produktet e tij të shihen dhe të ndjehen me kualitet më të lartë. S6 do të jetë i gatshëm në dizajn të zi, të bardhë, të artë dhe të kaltër.
Qelqi i celularit është Gorilla Glass 4, dhe korniza prej metali është padyshim më e mirë se plastika e përdorur në celularët madhështor të Samsung.
Galaxy S6 është i paketuar me teknologjinë më të fundit;

me një procesor Samsung Exynos;
ekran 5.1 inç QHD Super AMOLED (1440 x 2560 pixela (~577 ppi me pixel denzitet);
3GB RAM;
32, 64, ose 128GB hapësirë interne;
kamerë 16MGP me një stabilizues optik të fotografisë;
një senzor biometrik për njohjen e shjenave të gishtrinjëve në butonin e energjisë; një monitorues të rrahjeve të zemrës me rreze infra të kuqe;
mbështetje për mbushje me wireless;
mbushje të shpejtë të baterisë me USB që është 1.5 herë më shpejtë se në Galaxy S5;
një zmadhues të zërit që është 1.5 herë më i zhurmshëm se S5; një mbështetje për pagesa përmes Samsung Pay.

Ka bateri prej 2550 mAh dhe nuk mund ti hiqet.
Analistët e teknologjisë thonë se këta dy celularë janë celularët më të bukur dhe më të mirë që Samsung ka krijuar ndonjëherë.

 

S6-Edge-02

S6-Edge-03

S6-Edge-04

S6-Edge-05

S6-Edge-06

S6-Edge-07

S6-Edge-08

VIDEO: