SHPËRNDAJE

Samsung

Pas raportimeve në lidhje me çmimin dhe me datën e lansimit të telefonave të ri të Samsungut, Galaxy S6 dhe Galaxy S Edge(që ka njërin skaj të lakuar), kanë nisur të shpalosen detajet tjera të pajisjeve të reja.
Telefonat e mençur, që do të lansohen më 1 mars në panairin teknologjik MWC, do të jetë në dispozicion në katër ngjyra.

“Sammobile” raporton se Galaxy S6 dhe Galaxy S Edge do të vijnë në këto ngjyra:

Kaltër e mbyllur

Jeshile

Artë

Bardhë

Teksa e bardha dhe e arta janë ngjyra të zakonshme për pajisjet e Samsungut, ngjyra e kaltër e mbyllur pritet të jetë për herë të parë te telefonat e kompanisë koreano-jugore.

Këto detaje nuk janë konfirmuar akoma.