SHPËRNDAJE

Carlos Alonso Gonzales i njohur si Santillana, sulmuesi legjendar i Real Madridit ka thënë se Cristiano Ronaldo do ti thyej të gjitha rekordet e klubit.

“Ai është nga një planet tjetër, bishë e vërtetë dhe do të thyej të gjitha rekordet. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe shpresoj që Real Madridi të fitoj shumë trofe me të” ka thënë 62 vjeçari Santillana.

“Që kur ka ardhë e kemi ditur që është i mirë në ajër, por kohën e fundit ai ka përparuar shumë në këtë aspekt të lojës, ka përmirësuar teknikën. Po bëhet ekspert në secilin segment të lojës, ai është lojtari më i kompletuar në histori” ka shtuar ai.