SHPËRNDAJE

Tashmë është e kuptueshme, se duhet qëndruar larg nga ushqimet e pashëndetshme dhe adoptuar dietën, nga gjësendet e shëndetshme.

Por, në çfarë sasie duhet të hahen gjërat, që të mos teprohet?

Meqë edhe ushqimet e shëndetshme përmbajnë kalori, duhet pasur kujdes që të mos shtoni peshë, pikërisht duke ngrënë shumë dhe në sasi të tepruar.

Sekreti për një sasi të duhur të ushqimit, është tek madhësia e duarve.

Thjeshtë krahasoni sasinë e ushqimit, me pjesën e dorës, sepse kjo del se është sasia e duhur.

Mishi i kuq: Sa shuplaka e dorës

Mish peshku: Tërë dora

Spinaq: Sa dy herë shuplakat e duarve

Frutat e vogla: Sa zënë shuplakat e duarve

Perime: Sa grushti i dorës

Pasta: Sa grushti i dorës

Frute të thata: Sa një shuplakë e dorës

Patate: Sa një grusht

Peshk të yndyrshëm: Sa shuplaka e dorës

Gjalpë: Sa gishti i madh

Çokollatë: Sa gishti tregues

Djathë: Sa dy gishta të mëdhenj

Ëmbëlsirë: Sa dy gishta