SHPËRNDAJE

Saygus

I lansuar qysh në fillim të këtij viti, Saygus V2 është telefoni i parë i mençur që ofron dy hapësira për kartat microSD me aftësi për rritje të memories deri në 320GB. Megjithatë nuk është kjo e tëra, Saygus V2 ofron edhe 64GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave.
Pra, kjo pajisje e mençur është telefon tipik për të gjithë ata që duan sasi të mëdha për akumulimin e të dhënave në telefonat e tyre.

Përveç hapësirës së madhe, Saygus V2 sjell edhe performanca të profilit të lartë duke u mburrur kështu me ekran të plotë HD prej 5 inçësh, kamerë të pasme me 21 megapiksel së bashku me dy blica LED si dhe kamerë frontale me 13 megapiksel.

Po ashtu, Saygus V2 posedon një bateri prej 3100 mAh që mbështet mbushjen pa tela, procesor katër- bërthamor Snapdragon 801, 3GB RAM, dhe sistem operativ Android 4.4.4./itShqip