SHPËRNDAJE

Trajneri i kombëtares braziliane Luiz Felipe Scorali ka thënë se Barcelona nuk po e përdor mënyrën e drejtë për ti shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe talentin që e ka Neymar.

“Neymar nuk po shkëlqen në Barcelonë pasi ai luan ndryshe nga ajo që ai është mësuar. Ai është më i mirë kur ka hapsirë, ndërsa atje e kanë lënë të luaj në anën e djathtë çka nuk i përshtatet atij” ka thënë Scolari.

“Ai për përfaqësuesen është shumë i rëndësishëm. Kur luan për brazilin, ai e bën në mënyrë krejt tjetër se sa në Barcelonë. Neymar do të jetë ylli i kampionatit botërorë, me siguri e them këtë” ka shtuar ai.