SHPËRNDAJE

Scott

Ambasadori i ri amerikan në Serbi Kyle R. Scott ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Serbi Kosovë dueh të bëhet hap pas hapi.
Ai ka deklaruar sot se është i bindur se Serbia është e vendosur të vazhdojë kursin proevropian dhe SHBA-ja do të bëjë çdo gjë për ta përkrahur në këtë rrugë.

Në intervistën për agjencinë serbe të lajmeve Beta, ai ka shfaqur kënaqësinë me përparimin e bashkëpunimit të Serbisë e të NATO-s dhe ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA nuk do të ndryshojnë politikën e Washingtonit ndaj Ballkanit dhe Evropës.

Scott ka vlerësuar se rasti Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë që u vranë në Serbi, “është gjithsesi çështje e dhembshme që do të vazhdojë ngarkojë marrëdhëniet e Serbisë e të SHBA-së derisa ajo të mos zgjidhet”.

“Shumë herë nga zyrtarë serbë kemi marrë garanci se do të vazhdojnë hetimet. Nuk është logjike të besohet nuk ka parë asgjë dhe se askush asgjë nuk di. Familja Bytyçi meriton që ky rast të jetë i përfunduar deh derisa të mos zgjidhet ai do të rëndojë marrëdhëniet tona”, ka thënë Scott.

Duke folur për Kosovën, ambasadori ka përkujtuar se SHBA dhe Serbia kanë qëndrime të ndryshme lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës duke theksuar se tani kryesorja është fokusimi në normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë.

“Ky është proces hap pas hapi, në mënyrë që jeta e qytetarëve nga të dy anët e kufirit të jetë më normale, që njerëzit të mund të ngrenë më me siguri familjen, që të mund të udhëtojë lirshëm dhe që të mund të afarojnë pa pengesa të panevojshme, në të vërtetë që të mund të kenë një jetë normale madje edhe me mospajtim rreth statusit” “, ka thënë ambasadori i SHBA –së në Serbi.