SHPËRNDAJE

Më shumë se 64 persona u janë përgjigjur aksionit të radhës, aksion ky humanitar për dhurimin e gjakut i cili organziohet nga Kryqi i Kuq në Preshevë. Ky aksion tashmë tradicional është organizuar për njerëzit e vullnetit të mirë të cilët mund të dhurojnë gjak ku së bashku mund të shpëtojnë një jetë.

Ahmet Alimi, sekretar i Kryqit të Kuq në Preshevë për portalin preshevacom ka deklaruar se interesimi i qytetarëve për tu përgjigjur këti aksioni ishte mjaftë i madh dhe kishte shumë të interesuar.

Vetëdijësimi i qytetarëve tanë është në rritje sepse përmes këso llojë aktivitetesh kanë kuptuar se mund të shpëtojnë jetën e dikujt. Mosha mesatare sipas sekretarit të K.Kuq për të dhuruar gjakë kishin të drejtë të dhurojn personat nga mosha 18 deri në moshën 65 vjeçare.

Kryqi Kuq tani e tutje do të zhvillojë edhe shumë aktivitete të radhës të cilat do të realizohen muajve në vijim./presheva.com/