SHPËRNDAJE

S6Edge

Kompania Samsung planifikon që të përditësojë sistemin operativ Android 5.1 Lollipop për smartfonët Galaxy S6 dhe S6 Edge.
Ky përditësim nuk do të sjellë vetëm risi të cilat kanë të bëjnë vetëm me platformën, por gjithashtu do të sjellë edhe disa përmirësime, transmeton Koha.net, të cilat vetëm pronarët e Galaxy S6 dhe S6 Edge do t’i përjetojnë.

Siç thekson SamMobile, përditësimi i Android 5.1 për serinë S6 të smartfonave të kompanisë Samsung do të sjellë edhe mbështetje për opsionin RAW për fotografi, si dhe vlerat ISO më të ulëta.

Kamerat e këtyre smartfonave tashmë janë një nga kamerat më të mira në treg, ndërsa sipas të gjitha gjasave, përmes përditësimit Android 5.1 Lollipop do të jenë edhe më të mira.