SHPËRNDAJE

Facebook

A nuk është e këndshme, kur shihni se keni një njoftim të ri në Facebook. Por, kjo mund të kthehet në neveri, kur ky njoftim është për një lojë si Candy Crush.
Për të gjithë ata që nuk luajnë lojëra në Facebook, kjo mund t’i përket së kaluarës – së paku duke u bazuar tek Mark Zuckerberg. Derisa ai ishte duke folur në një takim, një gazetar e ka pyetur se “si mund të ndalojë ftesën për lojëra në Facebook? Nuk e dua asnjë lojë”! “Nuk është ankesa e parë që po e dëgjoi lidhur me këtë temë”, ka thënë Zuckenberg.

“Për momentin kemi prioritete të tjera dhe shumë më të rëndësishme, andaj nuk jemi duke u marrë me ndalesën e lojërave, tek llogaritë e atyre që nuk luajnë. Së shpejti do t’i qasemi ekskluzivisht kësaj çështjeje, që po i bezdisë shumë njerëz”, ka shtuar po ashtu drejtuesi i Facebook-ut.