SHPËRNDAJE

Sot, në komunën e Preshevës në një takim me kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në Preshevë qëndroi anëtari i bordit ekzekutiv i NLB bankës, z. Vladimir Vasilijević, ku u bisedua për revitalizimin e hapësirave të qendrës tregtare Interspeed afër kufirit me Maqedoninë dhe përgatitjeve për hapjen e kësaj qendre.

z. Vasilijević për presheva.com tha dokumentacionet për të aplikuar në procesin e legalizimit janë pothuajse të përfunduara dhe në një afat prej dy javëve pritet të iniciohet ky proces.

“Punimet për rekonstruimin e objektit planifikohen të fillojnë brenda dy muajve në mënyrë që gjatë sezonës verore të bëhet funksionalizimi i plotë dhe hapja e qendrës.” tha ai.
Ky projekt është i rëndësisë së madhe pasi që ofron mundësi për punësime të reja dhe ndikon në zbutjen e papunësisë në komunën tonë.

Kryetari Arifi nga ana tjetër, Ndër të tjera, shprehi keqardhjen që ky projekt u zvarrit nga pushteti i kaluar, duke e siguruar z. Vasiljeviq se tani çështja e dokumentacionit të nevojshëm do të shkojë pa pengesa.(presheva.com)