SHPËRNDAJE

FabrikaRrymes-01

Në komunën e Preshevës së shpejti pritet edhe të hapet fabrika për prodhimin e elementeve elektrike, ku në vitin e parë të prodhimit pritet të punësohen rreth 40 persona.

“Përpjekjet tona nuk kanë munguar asnjëher, do të vazhdojmë edhe në të ardhmen për të siguruar investime, të cilat do ta ndihmojnë zhvillimin e vendit tonë. Brenda një afati kohor relativisht të shkrurër, do të vijë dhe fabrika e parë për prodhimin e elementeve elektrike, ku për fillimim do të plotësoj kapacitetin me 40 punëtor,ndërsa pas një viti numri i punëtorëve do të rritet mbi 100.” ka thënë zëvendës kryetari i komunës së Preshevës,  Xhelal Mehmeti, transmeton presheva.com.

FabrikaRrymes-02

E veçanta është se për herë të parë në vendin tonë do të ofrohen mundësi pune në masë për gjininë femrore .Nga numri i përgjithshëm i punëtorëve 80% do të punësohen femra , ndërsa 20% meshkuj. /presheva.com/