SHPËRNDAJE

Zhgënjim i madh në futbollin italian, pasi edhe përfaqësuesi i fundit u përkul me rezultat bindës 4:1 në Calderon, ndërsa fajtor janë shpallur trajneri Seedorf dhe sulmuesi Mario Balotelli.

Që nga ardhja në San Siro, holandezi ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka humbut 6 dhe ka barazuar një herë. Europa asnjëherë nuk ka qenë më larg se tani. Shumica thonë se ai ende nuk ka kapacitet dhe përvojë që të drejtoj një klub të madh edhe pse ka qenë lojtar fantastik. Nga ana tjetër, edhe ky Milan që është tani nuk ka kualitet, kjo ka qenë e qartë në fillim të sezonit, mirëpo kjo aspak nuk i ndalon kritikët që të akuzojnë Seedorfin.

Titujt kryesor të gazetave shkruajnë se Milan nuk ka treguar asgjë në ndeshjen e kthimit, ky ekip nuk ka karakter aspak.

Arigo Sacci ka thënë se ekipi thjesht nuk ka rreth kujt të grumbullohet, por edhe lojtarë sikurse Balotelli janë shumë larg nga ideja e bashkimit.

“Nuk është parë në fushë, ka qenë nervoz, katastrof. Ai me siguri ka potencial më shumë se Diego Costa, por prap nuk mund të krahasohen pasi Costa është lojtar ndërsa Balotelli talent i përjetshëm” shkruan njëra nga gazetat.

Kjo sezonë e Milanit konsiderohet njëra ndër më të dobëtat në 40 vitet e fundit, andaj dhe i ka mbetur të nxirret në Seria A, por edhe shitja e klubit si duket është shumë afër.