SHPËRNDAJE

Pas humbjes në San Siro nga Atletico Madrid në ligën e kampionëve, lojtarët kanë shpresë se mund të shkojnë tutje, nëse i besohet trajnerit Clarense Seedorf.

“Nuk është hera e parë që gjendem në situatë që të mos pranoj faktin se nuk jemi favorit. Kjo ka ndodhë edhe në situtat kur kemi fituar trofe” ka thënë Seedorf.

“Favorit janë dhe mbeten futbollistët e Atletico. Mendoj se  të dy ekipet do të luajnë në mënyrë të njejtë sikur në ndeshjen e parë”

“Ata kanë epërsi minimale, mirëpo ne do ta lëmë zemrën në fushë në ndeshjen e dytë, do të jemi agresiv”

“Milan ka histori të madhe dhe duhet të rrespektojmë emrin dhe fanellën me logon e saj” ka thënë trajneri i Milanit.

“Lojtarët janë shumë të motivuar, ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë, dhe ne e dimë se mund të shkruajmë historinë e këtij klubi” ka përfunduar Seedorf.