SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i Komunës z. Armend Aliu bashkë me përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Beograd, Z. Adam Schick, sekretar politik pranë kësaj ambasade, takuan përfaqësues të disa bizneseve lokale të komunës së Preshevës.

Z. Schick nga afër i dëgjoi të gjithë problemet e prodhuesve nga Presheva, të cilët mbi 80 % shtrirjen e biznesit e kanë në Republikën e Kosovës përmes shitjes së prodhimeve të tyre atje. Vështërsitë e plasimit të prodhimeve nga Presheva në tregun e Sërbisë si dhe në veçanti u diskutua taksa 100% në mallërat e plasuara në tregun e Republikës së Kosovës, largimi i terminalit doganorë nga komuna e Preshevës dhe vështirësitë që kjo ka shkaktuar në punën e bizneseve lokale.

Sekretari Schick premtoi një angazhim të ambasadës së SHBA-së në zgjidhjen e këtyre problemeve ndërsa përfaqësuesit e bizneseve e shprehën falemnderimin e tyre ndaj ambasadës së SHBA-së si dhe asistencën e cila i është ofruar bizneseve lokale përmes programeve të USAID./presheva.com/