SHPËRNDAJE

Nga Llabunishta, kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherësh edhe kandidat për mandatin e dytë për Strugën, Ziadin Sela, i bëri thirrje kandidatit të BDI-së, Ramiz Merko, që të tërhiqet.

Edhe në Llabunishtë, Sela foli për sulmin e 27 prillit në Kuvend, dhe tha se ashtu siç kanë tentuar ta eliminojnë fizikisht atë natë, po tentojnë që edhe politikisht ta eliminojnë Aleancën për Shqiptarët, për shkak se sipas tij, kjo parti i mbron të drejtat e shqiptarëve.

“Llabunishti tregoi se nuk do të lejojë që dikush ta vrasë politikisht Ziadin Selën. Nuk do të lejojë Oktisi që dikush ta vrasë politikisht Aleancën për Shqiptarët. As Podgorci nuk do ta lejojë këtë”, tha më tej Sela. /presheva.com