SHPËRNDAJE

Këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez befasoi fansat me deklaratën e saj të fundit në Instagram.

Gomez zbuloi planet e saj për tu martuar me aktorin Bill Murray.

Pas debutimit në tapetin e kuq të Kanës, për filmin The Dead Do not Die, 26-vjeçarja ndau me fansat fotografi nga eventi. Dhe në një nga postimet bëri edhe deklaratën.

“Herën e parë në Kanë. Jam shumë e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim dhe gjithë aktorët e tjerë. Meqë ra fjala unë dhe Bill Murray do martohemi,”-shkroi Gomez.

Fansat e saj tashmë janë bërë konfuzë nëse lajmi është i vërtetë apo jo.