SHPËRNDAJE

Selena Gomez në kohët e fundit nuk është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke qenë e përqendruar në punën e saj, prandaj stagnon me shfaqjen në publik.

Në një intervistë për Coach, ajo ka folur për shkaqet, të cilat kanë ndikuar në ndryshimet e mëdha që i ka bërë në jetë.

“Mendoj se njerëzit nuk e njohin zemrën time. Unë nuk di si të jem e trajnuar, nuk mund ta imagjinoj si mundet dikush të më thotë dhe të më trajnojë si të them diçka të cilën nuk e mendoj”, ka thënë Selena në fillim të intervistës.

Këngëtarja e ka vazhduar bisedën se si njerëzit zakonisht përqendrohen te dukja e saj. I pëlqen kur meshkujt i afrohen dhe i thonë se është shumë e bukur, mirëpo i pëlqen të qëndrojë vetëm me dikë që e do për atë që është si person.

“Përpiqem të kaloj sa më pak kohë në Instagram, sepse është i mbushur me reklama dhe publikime që më shtinë në depresion. Në të kaluarën kam shikuar vazhdimisht fotografi të njerëzve që janë të lumtur, të kënaqur dhe të bukur, ndërsa pikëllohesha nga fakti se unë nuk jam gjithmonë e lumtur dhe nuk ndihem gjithmonë e bukur”, ka theksuar ajo.

Selena ka pranuar se shkon rregullisht në terapi që me raste janë të vështirë, mirëpo i kanë ndihmuar që ta kuptojë jetën dhe fëmijërinë e saj.

Bisedën e ka mbyllur me deklaratën se tash është e lumtur që është e lirë dhe se asnjëherë nuk ka qenë më e plotësuar. Me këtë deklaratë edhe i ka heshtur spekulimet për lidhjen me Zac Efron.