SHPËRNDAJE

Gomez është kurorëzuar në krye të Instagram-it në botë edhe pse ka më pak ndjekës se disa nga rivalët e saj.

Selena numëron 151 milion ndjekës, mirëpo përqindja e pëlqimeve në fotot e saj është 3.6 milion pëlqime për një postim. Kjo ka bërë që ajo të rënditet e para në këtë listë.

Kylie Jenner rënditet e dyta me 3.6 milion pëlqime për një postim. Kjo përqindje vjen nga 137 milion ndjekësit e saj.

Cristiano Ronaldo ka më shumë ndjekës se Selena Gomez dhe Kylie Jenner  por më pak pëlqime nëpër postime. Ylli i Juventusit nga 170 milion ndjekës ka një mesatare prej 2.8 milion pëlqime për postim.

Lionel Messi ka 126 milion ndjekës dhe 2.4 milion pëlqime për postim.

Beyonce numëron 128 milion ndjekës, por vjen në vend të 5 me mesatare 2.3 milion pëlqime për postim.

Mbretëresha e rrjeteve sociale Kim Kardashian ka një përqindje prej 1.6 milion pëlqime për postim, teksa numëron rreth 141.2 milion fansa.

Ariana Grande ka 1.1 milion pëlqime për postim, teksa ka 156.9 milion ndjekës.