SHPËRNDAJE

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe koordinator nacional për sfidat e mijëvjeçarit në Kosovë (MCC), Petrit Selimi beson se fundi i dialogut Kosovë-Serbi do të caktojë edhe kufirin mes dy shteteve.

Selimi ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, duke dhënë lajmin se ky tani ka hyrë në fuqi, dhe duke thënë se Kosova ka caktuar tashmë kufijtë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe se nuk ka më probleme për kufij me Shqipërinë.

E me Serbinë ai ka thënë se: “…me siguri demarkacioni me Serbinë do të jetë pjesë e marrëveshjes ligjërisht detyruese mes dy palëve”.

Ndryshe, kjo marrëveshje pritet të arrihet në përfundim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.