SHPËRNDAJE

Sëmundja e Parkinsonit shkaktohet nga humbja e qelizave nervore në një pjesë të caktuar të trurit.
Kjo pastaj shpie në reduktim të dopaminës, i cili është kimikal në tru që merret me rregullimin e lëvizjes së trupit,.
Mungesa e dopaminës mund t’i nxisë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit. Tri simptomat kryesore të kësaj sëmundje janë: lëvizja e padëshiruar e pjesëve të caktuara të trupit, lëvizja e ngadaltë, si dhe muskujt jofleksibilë dhe të ngurtë.
Megjithatë, një tjetër simptomë e kësaj sëmundje rezulton të jetë vështirësia për t’i lëvizur sytë.
Siç demonstrojnë simptomat tjera, Parkinsoni ndikon në aftësinë për t’i lëvizur pjesët e trupit, duke përfshirë sytë.
Andaj, vështirësia për t’i lëvizur sytë mund të jetë simptomë e kësaj sëmundje.
Siç shpjegon organizata ‘Parkinson’s UK’, kjo simptomë është më e theksuar kur përpiqeni t’i shikoni objektet që lëvizin shpejt, siç është shikimi i veturave duke lëvizur apo shikimi i një loje tenisi.
Nëse keni këtë simptomë, atëherë është mirë të konsultoheni me doktorin.