SHPËRNDAJE

Lajmet e pavërteta të shpërndara ditëve të fundit kinse nuk do të emetohet seancat e Kuvendit komunal në Preshevë janë sajuar për të arritur vazhdimin e kontratës së televizonit lokal në Preshevë për ti përmbushur interesat e tyre financiare. Në këtë rrjedhojë drejtori i këtij televizoni kishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit Sami Salihu të vazhdohet edhe mëtej kontrata për financimin e televizionit në fjalë duke emetuar edhe më tej seancat e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Sami Salihu në një deklaratë të publikuar më parë kishte hedhur posht kërkesat e televizonit privat lokal duke konsatuar se Kuvendi komunal nuk ka llogarinë e saj të veçant ku mund të bënte pagesa dhe shërbime, ndërkaq kryetari Salihu ka kërkuar që këto kërkesa t`i parashtrohen pushtetit lokal në Preshevë. Seancat e Kuvendin Komunal emetohen si gjithmonë drejtëpërdrejtë në presheva.com, ndërkaq në këtë kontekst  ndërprerje të emetimit nuk do egzistojn.